Kishin kthyer banesën në fermë kanabisi në Shkodër/ Arrestohet një 42-vjeçare, në kërkim bashkëshorti i saj!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kishin kthyer banesën në fermë kanabisi në Shkodër/ Arrestohet një 42-vjeçare, në kërkim bashkëshorti i saj!

139 kg kanabis janë sekuestruar në Shkodër, të cilat kultivoheshin në vazo, brenda një banese të përshtatur për rritjen e kanabisit.

 

Në pranga është vënë M. V., 42 vjeçe banuese në fshatin Jeran, si dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, shtetasi Gj. V., 55 vjeç, banues në fshatin Jeran, Shkodër.

 

Advertisement

Finalizohet operacioni policor i koduar “Jeran”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe “Shqiponjat”.

Gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivim të kanabisit, me anë të llambave, në një banesë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike.

Është vënë në pranga pronarja e banesës dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj.

Advertisement

Janë sekuestruar 139 kg kanabis, fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike dhe baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave elektrike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe “Shqiponjat” e DVP Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas kishte përshtatur në bodrumin e banesës së tij, një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Jeran”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja:

M. V., 42 vjeçe banuese në fshatin Jeran, si dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, shtetasi Gj. V., 55 vjeç, banues në fshatin Jeran, Shkodër.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 139 kg lëndë bimore e dyshuar cannabis sativa, 132 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike, baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave elektrike dhe 1 automjet.

Advertisement

Gjithashtu, gjatë operacionit, në këtë banesë është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike.’– njofton policia.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy