
Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë që prej orëve të mengjesit të kësaj të premteje nga moti I keq, kryesisht me stuhi shiu.
Autoriteti Rrugor shqiptar bën të ditur se reshjet e shiut me intensitet mesatar që kanë përshkuar vendin nuk kanë sjell problem për akset nacionale dhe rrjedhimisht edhe për qarkullimin e mjeteve.
Advertisement
Kontraktorët e mirëmbajtjes, bën të ditur ARRSH, janë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve në trup të rrugës .Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë