
Sot në ditën Botërore kundër HIV/AIDS, presidenti Ilir Meta ka kujtuar jetët e humbura prej saj në vendin tone.
Meta thekson se eme rëndësi mbetet edukimi cilësor dhe ndërgjegjësimi, sidomos i të rinjve, për të luftuar paragjykimet dhe diskriminimin, që bëhen pengesë për shërbimet e parandalimit dhe trajtimit
Advertisement
“Në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS kujtojmë jetët e humbura prej saj në vendin tonë, për të reflektuar mbi nevojën e përmirësimit të vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor. Me rëndësi mbetet edukimi cilësor dhe ndërgjegjësimi, sidomos i të rinjve, për të minimizuar jo vetëm përhapjen, por edhe luftuar paragjykimet dhe diskriminimin, që bëhen pengesë për shërbimet e parandalimit dhe trajtimit”, shkruan Meta.