Një person ka hapur zjarr në një shkollë të mesme në veri të Detroitit, SHBA. Nga të shtënat me armë zjarri, raportohet se kanë mbetur të plagosur 6 persona.
Për këtë ngjarje është arrestuar një i ri, i cili dyshohet se është autori i sulmit.
Advertisement
“Aktualisht nuk ka viktima”, tha zyra e sherifit të zonës, ndërkohë që e gjithë zona është mbyllur për të nisur hetimet.
Ende nuk dihet nëse të plagosurit ishin nxënës të shkollës.
Advertisement