Probleme me energjinë elektrike si pasojë e motit të keq, grupet e OSHEE në terren

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Probleme me energjinë elektrike si pasojë e motit të keq, grupet e OSHEE në terren

Këto ditë shumë qytete e fshatra po përballen me defektet e energjisë elektrike, shkaktuar kryesisht nga moti i keq.

 

Situata më problematike është vënë re gjatë natës duke u gdhirë e marta. Operatori i sistemit të shpërndarjes, OSHEE, njoftoi se janë riparuar gati 80 % defekteve të ndodhura, por disa zona mbeten ende problem.

Konkretisht rajoni i Dibrës, i cili është përfshirë nga dëbora dhe në disa fshatra ajo arriti deri në 60 cm. Ndërsa qarku Vlorë po përballet me erëra të forta, shpejtësia e të cilave arriti në 150 km në orë.

Advertisement

 

Sipas të dhënave nga OSHEE mbi 90% e defekteve kanë ndodhur në zonat rurale që furnizohen me rrjet ajrore. Moti I keq ka sjellë defekte në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët. Por deri në mesditë situata është përmirësuar në pjesën më të madhe.

 

Mungesë të energjisë këto ditë reshjesh ka patur edhe zonat urbane: për disa orë disa lagje të kryeqytetit kanë mbetur pa drita, por pas ndërhyrjes së grupeve të OSHEE është rikthyer normaliteti në furnizim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy