Një ditë para hapjes/ Balluku inspekton punimet në rrugën e Arbrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një ditë para hapjes/ Balluku inspekton punimet në rrugën e Arbrit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar ditën e sotme Rrugën e Arbrit, para hapjes së këtij aksi rrugor për qarkullimin e automjeteve.

 

Balluku thekson se ky segment do të hapet më 29 nëntor në formën e kantierit – 80% e kalueshme – më pas punimet do të mbyllen në qershor të vitit 2022.

 

Advertisement

“Po punohet për detajet e fundit në prag të hapjes për qarkullimin e automjeteve të këtij aksi, i cili afron verilindjen e vendit me kryeqytetin Apeli qëndron për drejtuesit e mjeteve, të cilët duhet të tregojnë një kujdes ekstra, duke respektuar sinjalistikën dhe shpejtësinë në këtë aks”, thotë Balluku.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy