Vrau kunatën me hanxhar dhe levë në sy të mbesës/ Erdet Çapoku dënohet me burgim të përjetshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrau kunatën me hanxhar dhe levë në sy të mbesës/ Erdet Çapoku dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Erdet Capokun.

 

Togat e zeza e kanë dënuar me burgim të përjtshëm për vrasjen e kunatës.

 

Advertisement

Enkeleda Çapoku u vra nga kunati në sy të vajzës së mitur.

 

Gruaja 39-vjeçare u masakrua me hanxhar e me levë hekuri nga kunati 34 vjeç, Erdet Çapoku në një apartament në katin e dytë të një pallati të vjetër në zonën e Paskuqanit, aty ku jetonte viktima bashkë me vajzën 18 vjeçe dhe nënën e saj.

 

Advertisement

Krimi makabër ndodhi mesnatë mes 10 dhe 11 janarit të vitit 2020.

 

Erdet Çapoku, u largua me biçikletë menjëherë pasi kreu krimin e rëndë, për t’u arrestuar rreth 13 orë më pas nga shërbimet e Komisariatit Nr.4, pranë një karburanti në zonën e Laprakës.

 

Advertisement

Ai kishte pretenduar se vrasjen e kreu në shenjë hakmarrjeje, pasi kunata kishte ndikuar në prishjen e marrëdhenieve mes tij dhe vëllait, i cili prej afro 5 vitesh ndodhej në burg dhe nuk e pranonte që t’i shkonte më në takim.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy