Kreu i PD, Lulzim Basha ka bllokuar mundësinë e qytetareve për të komentuar në faqet e tij zyrtare në Twitter dhe Instagram.
Veprimin e Bashës, deputeti i PD, Edmond Spaho e ka quajtur “Dimri i vetmisë së madhe”. Përmes një postimi në rrjtet sociale, Spaho i bën thirrje Bashës të mësojë të luftojë në shoqëri pasi askush nuk e fiton luftën i vetëm.
“Dimri i vetmise se madhe. Ai qe kishte 95% te antaresise pas vehtes dhe mbeshtetje te madhe qytetare, ndalon komentet e tyre ne Instagram dhe Twiter. Vetmia eshte si te shohesh fundin tend dhe te mos guxosh tja thuash kujt. Zgjidhi aleatet e tu dhe meso te luftosh ne shoqeri pasi askush nuk e fiton luften i vetem, ka thene Pablo Koelho. Ti jo vetem aleate nuk di te zgjedhesh por kurre nuk e deshe Partine e cila duhej te ishte shoqeria jote e madhe”, shkruan Spaho.