Vendosja e akcizës 6 lekë për litër për gazin e lëngshëm që përdoret për gatim apo ngrohje do të hyjë në fuqi në 1 korrik 2022 dhe jo në 1 janar, siç ishte parashikuar në paketën fiskale.
Mazhoranca qeverisëse shtyu afatin, duke marrë parasysh krizën energjetike aktuale.
EDUARD SHALSI
KRYETAR I KOMISIONIT TË EKONOMISË
Advertisement“Efektet e këtij ligji, të hyjnë në fuqi në 1 korrik 2022, për shkak edhe të situatës së energjisë elektrke, duke parashikuar që nga pranvera çmimet e energjisë do të stabilizohen. Do ta rihapim si debat nga maji apo qershori që të bëjmë një ridiskutim për situatën konkrete dhe efektet e saj, duke pasur parasysh si do të shkojë tregu.”
Gjatë diskutimeve nen për nen të paketës fiskale në Komisionin e Ekonomisë, deputeti Erion Braçe kërkoi që fabrikat vendase të mos përjashtohen nga taksa për qumështin pluhur.
Gjithashtu, ish-zëvendëskryeministri propozoi taksë për vajin e palmës dhe akcizë për pijet energjike.
ERION BRAÇE
DEPUTET I PS
“Mos përjashtoni fabrikat, po më gjetët një fabrikë që deklaron se ka përdorur qumësht pluhur, hallall. Ku shkon qumështi pluhur? Ky përjashtim duhet hequr. E dini që prodhohet kos me vaj palme apo nuk e dini? 200-300 ton i kanë kap një fabrike brenda. Po taksa për vajin e palmës ku është? Do ta propozoj edhe një taksë për vajin e palmës. Pijet energjike janë të përjashtuara nga akciza. duhet akcizë edhe për pijet energjike.”
Advertisement
Edhe një herë tjetër, Erion Braçe shfrytëzoi mbledhjen për të ngritur zërin për mbështetjen e drejtpërdrejt të fermerëve dhe sqarimin sesa fonde janë në dispozicion për këtë dhe si do të funksionojë skema.