Lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Elbasanit, Spiro Maliqi.
Në vendimin e bërë publik, Këshilli i Ministrave ka emëruar në vend të tij, Majlinda Perriu.
Advertisement
Mësohet se Perriu është pedagoge në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, lektore e disiplinës Histori e Ballkanit.
VENDIMI :
Advertisement
PER LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Advertisement
1. Z. Spiro Maliqi, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Znj. Majlinda Perriu emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Advertisement