Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një baba ka vrarë më thikë djalin e tij, 10 vjeçar.
44-vjeçari polak i infektuar me Covid u arratis nga spitali dhe vrau djalin e tij të mitur. Autori ëMirko Tonkov, i cili momentalisht ruhet nga karabinierët në spitalin Belcolle kishte një urdhër ndalimi për t’ju afruar familjes së tij.
Ai u arratis nga spitali dhe shkoi në shtëpinë ku djali i tij 10-vjeçar Matias, jetonte me nënën e tij shqiptare, në Vetralle. Kur shkoi në banesë, 44-vjeçari gjeti vetëm djalin të cilin e vrau me një thikë.
Kur nëna e tij Mariola Rapaj u kthye në shtëpi, e gjeti atë të pajetë. Kjo ngjarje ka tronditur Italinë. Sipas asaj që mësohet, burri kishte qenë shumë i dhunshëm si me djalin ashtu edhe me gruan e tij, Mariola Rapaj 35-vjeçare me origjinë shqiptare.