
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Cura di Vetralla në Viterbo të Italisë, ku një fëmijë i mitur u gjet i vrarë me thikë në shtëpinë e tij.
Autori i këtij krimi raportohet të ketë qenë i ati 44-vjeçar me origjinë polake, që më pas plagosi bashkëshorten dhe tentoi t’i vinte flakën banesës duke hapur gazin.
Tragjedia u zbulua nga zjarrfikësit të cilët shkuan në vendngjarje pas raportimeve për rrjedhje gazi, por që më pas zbuluan skenën e tmerrshme të krimit dhe gruan në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, por sipas raportimeve autori i krimit ishte arratisur nga një spital në Romë ku po trajtohej për koronavirus, për të shkuar në banesë ku kishte gjetur dhe të birin vetëm.
Advertisement