Tridhjetë vjet nga miratimi i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Republika e Maqedonisë së Veriut sot e shënon 30 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së parë pas shpalljes së pavarësisë.

Qytetarët në referendumin e mbajtur më 8 shtator të vitit 1991 shprehën vullnetin e tyre dhe dhanë votën e tyre që vendi të konstituohet si shtet sovran dhe i pavarur i Maqedonisë. Pavarësia në aspektin kushtetues-juridik u plotësua me miratimin e Kushtetutës me 93 vota në Kuvend më 17 nëntor të vitit 1991.

Teksti punues i Kushtetutës është shkruar nga profesorët Vllado Popovski, Lubomir Fërçkovski dhe Llaze Kitanovski.

Sipas Kushtetutës, sistemi socio-ekonomik dhe politik i Republikës bazohet në parimin e shtetit të së drejtës, të drejtave dhe lirive të njeriut, ndarjes së pushteteve, ekonomisë së tregut dhe vlerave të tjera themelore të një shoqërie moderne demokratike.

Advertisement

Kushtetuta është akti më i lartë juridik dhe deri më tani ka pësuar disa ndryshime amendamentesh.

I fundit ishte në vitin 2019 kur Kuvendi i Maqedonisë me 81 vota “pro” i votoi katër amendamentet kushtetuese për ndryshimin e emrit kushtetues nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës. Kuvendi e miratoi edhe Ligjin kushtetues për zbatimin e amendamenteve.

Paraprakisht, ndryshime të Kushtetutës janë bërë edhe në vitet 1992, 1998, 2001, 2003, 2005, 2009 dhe në vitin 2011.

The post Tridhjetë vjet nga miratimi i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy