
Eksperti i bujqësisë, Ervin Resuli, nga studioja e “Quo Vadis” në “Vizion Plus” parashikon se në vitin 2022, shumë fermerë do të dalin nga skema e siguracioneve.
“Sot, duke humbur interesi për niptin e fermerit, unë besoj që kjo kategori do të dalë nga skema e sigurimeve. Ne presim që për vitin 2022 të kemi një dalje ta madhe nga skema e siguracioneve. Pra, ne na krijohet një plagë sociale, pasi nesër do të kemi një fashë apo kategori njerëzish që nuk do të kenë një pension pleqërie.”
Advertisement