Dje në Maqedoni janë shqiptuar 663 gjoba për vozitje të shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (14.11.2021) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

Nga MPB thonë se dje janë shqiptuar gjithsej 663 gjoba për shoferët. Prej tyre, 109 automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 km/orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 22 automjete me shpejtësi mbi 70 km/orë më shumë se shpejtësia e lejuar. 299 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë vendbanim, kurse 364 jashtë vendbanimeve.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post Dje në Maqedoni janë shqiptuar 663 gjoba për vozitje të shpejtë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy