Mikrobiologu, Nikolla Panovski thotë se nuk i vjen rehat kur edhe pas një viti mban mësime online, ndërsa klubet e natës punojnë.
“Të njëjtët fëmijë shkojnë në ato klube dhe nuk e ndjekin mësimin me prezencë fizike, kjo është absurditet”, tha Panovski në një deklaratë për “TV Sitel”.
Sipas tij, tani që është pjesë e Këshillit të Qytetit të Shkupit, do të bëjë gjithçka që është nën juridiksionin e tij.
“Prandaj u zgjodha, sidomos për profesionin. Unë do të ndihmoj në vetë mbajtjen e seancës, respektimin e protokolleve. Do të bëjë thirrje publikisht, nëse do të ndodhte ajo që ndodhi në disa nga videot e partisë fituese dhe ajo që ndodhi në East Gate. Unë do të telefonoj mediat. Nuk mund të mos i përfillim masat, derisa zgjasin seancat apo komisionet”, theksoi Panovski./Telegrafi/
The post Panovski: Është e pakuptimtë të mbahet mësim online, kur klubet e natës janë të hapura appeared first on Telegrafi.