Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, takoi këtë të shtunë qytetare dhe shites ambulante në rrugët e Tiranës .
Tek rruga ‘Petro Nini Luarasi’, ajo u njoh me problematikat më të cilat ata përballen çdo ditë.
Advertisement
Deputetja e PD shkruan në facebook se Shqipëria sot ndodhet në një krizë të thellë, ndërsa shteti mendon vetëm për interesin e tij personal.
Tabaku me facebook:
Hallet e shqiptarëve janë të shumta, rënia e konsumit, biznese që kanë edhe më pak xhiro.Nuk zgjidhen hallet e qytetarëve dhe as demokratëve duke u marre me Opoziten.Më pak fitime si pasojë e situatës së ekonomisë post pandemi edhe keqmanaxhimit.Ndërsa takoja qytetarët në rrugën Petro NIni Luarasi, ata kërkonin një opozitë të flasë për hallet e tyre jo për hallin tonë!Situata është më e rënduar se sa ajo përpara 25 prillit. Ne duhet të jemi aty për to!Shqipëria sot është në një krizë të thellë që po ua vështirëson jetën qytetarëve edhe si pasojë e një shteti që mendon për interesin e tij personal.Rruga e shpëtimit është një betejë për t’ia rikthyer qytetarëve pushtetin nga duart e politikës së lidhur me krimin dhe oligarkinë.
Advertisement