Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, lidhur me dorëzimin e firmave për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, të thirrur nga Sali Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se anëtarët e PD nuk kanë hallin se kush do të mbajë zyrat, apo karriget në seli. Sipas tij demkratët presin që t’i udhëheqin drejt rikthimit të PD-së në pushtet, ndërsa shton se voat është zgjidhja për situatën e krijuar brenda partisë.
“Nuk zgjidhet kriza qe po kalojme as duke perseritur pa fund sllogane pa vlere e as duke rrotulluar para e mbrapa statutin per tu fshehur. Po nuk pame realitetin ne sy , po nuk i dhame zgjidhje problemeve tona, por vazhdojme te fshihemi pas pikave e presjeve te statutit apo procedurave te sajuara, kjo do te thote te tallesh me vullnetin, shpresen dhe dinjitetin e demokrateve. Antaret e PD nuk kane hallin se kush do te mbaje zyrat apo karriget ne seline e partise nderkohe qe ata enden rrugeve nen goditjet e nje qeverie e kryeministri monster! Demokratet presin qe drejtuesit e tyre ti udheheqin drejt rikthimit te PD ne pushtet pasi te kemi rrezuar kete regjim antishqiptar e kjo nuk behet duke u fshehur. Vota eshte ne themel te demokracise! Vota tregon dhe kush eshte shumice apo pakice e pakices . Vota eshte dhe zgjidhja per situaten e krizes qe po kalojme. Gjithshka tjeter, “po” eshte tallje me demokratet”, shkruan Paloka.