Tension dhe bllokim rruge në Lushnjë në protesten që kanë zhvilluar fermerët e Myzeqese.
Të mbledhur në rreth-rrotullimin e Plugut, në hyrje të qytetit të Lushnjës, qindra fermere nga të gjitha zonat përreth kanë carë kordonin e policisë dhe janë ulur në mes të rrugës kombëtare.
Pavarësisht numrit të madh të forcave te rendit, fermeret kanë qëndruar në rreth-rrotullim në rrugën kombëtare, në shenjë proteste për problemet e konsiderueshme që ka sic thonë ata bujqësia sot.
Sipas tyre, zeri I fermereve nuk është dëgjuar asnjëherëm ndërkohë që taksat vazhdojnë të rëndojnë përditshmërinë e tyre. Ata gjithashtu kerkojne subvencione direkte per bujqesine.
Advertisement
Mes fermereve dhe policisë ka pasur tension dhe përplasje.