“Jemi të gatshëm të ulemi me opoziten për të adresuar të gjitha çështjet e mbetura apo çështje të tjera që mund të dalin për të përmirësuar legjislacionin zgjedhor”. Kështu u shpreh nga Elbasani Damian Gjiknuri.
Komisioni i reformës zgjedhore ka një standard të ndjekur nga shumë palët qoftë kur kanë qenë në opozite dhe kur kanë qenë në mazhorancë që janë rekomandimet e OSBE – ODHIR dhe çështje të tjera që lidhen me amendime të Kodit Zgjedhor. Komisioni i ngritur në vitit 2017 është po i njëjti objekt pune, është një devijim i gjithë traditës së komisionit të reformës zgjedhore, ne jemi të gatshëm të ulemi në komisionin e reformës zgjedhore për të adresuar çështjet e mbetura apo që mund të dalin”.
Advertisement
Në muajin Korrik përfundon mandati I Presidentit Meta dhe Gjiknuri pranon se PS do të jetë e hapur për të marrë edhe propozimet e Partisë Demokratike.
Ne kemi qenë në qasje që të synohet një president konsensual, ne jemi të hapur nga propozime që vijnë nga opozita po kjo shoi të thotë që skemi hapësirë për njerëz që janë mbi palët , edhe Rama e ka bërë të qartë në deklarimet e tij.
Advertisement
Pyetjes së gazetarëve se si e komenton deklaratën e ish kryeministrit Sali Berisha për tu rikthyer sërish si kryeministër Gjiknuri thotë se kjo është një luftë e brendhem e PD dhe se me Partinë Socialistë ata do të përballen pas 4 vitesh për këtë .
Ata e kanë luftën me njëri-tjetrin se kush do të jetë kryeministër, se ata ashtu thonë , edhe Basha ashtu thoshte. Qasja e PS është e qartë ne nuk përfshihemi në punët e brendshme të PD se kë do kenë lider ata atë e vendosin anëtarë të PD. Sa i përket kryeministrit do të presim 4 vite kur të shkojmë në zgjedhje të përgjithshme dhe do të jenë shqiptarët ata që do të zgjedhin.
Advertisement
Valën e shkarkimeve të drejtuesve vendor në qarkun e Elbasanit ku prej disa ditësh janë duke u shkarkuar drejtorë që njihen si mbështetës të Taulant Ballaës Damian Gjiknuri I përgjigjet kështu.
“Nuk e di që njerëzit etiketohen të Taulantit apo Damianit, nuk e besoj qe edhe Taulanti i atribuon këtë gjë, lëvizjet që mund të ndodhin janë në bazim të punës dhe bazuar në legjislacionin përkatës. Ne nuk jemi këtu për të instaluar njerëzit tanë por për të gjetur njerëzit më të mirë dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve të Elbasanit, qytetarët duhet të shohin njerëz me integritet dhe të dinë të organizojnë dhe të ofrojnë shërbime”
Advertisement
Nga ana e tij Deputeti I Elbasanit Taulant Balla iu shmang pyetjes së gazetarëve në lidhje me shkarkimet që janë duke u bërë kohët e fundit në Elbasan.
Gjobën e vendosur nga FIFA për kombëtaren Shqiptare për droning me banerin për Taulant Ballën ,ky I fundit ia ngarkon përgjegjesinë Federatës Kombetëre të Futbollit për mos marrjen e masave gjatë ndeshjes.
Këto deklarata drejtuesit e PS I bën nga ceremoia e organizuar me rastin e ditës së çlirimit të Elbasanit.