Pendarovski: Mos t’u mbetet hatri amerikanëve, por Kosova nuk është më prioritet i SHBA-ve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka treguar bisedën e tij që e ka pasur muaj më parë me presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden, si dhe qasjen e tyre ndaj rajonit.

Në paraqitjen e tij në “ClickPlus”, Pendarovski ka folur konkretisht për Kosovën, duke thënë se ajo nuk është më prioritet i lartë i SHBA-ve, të paktën jo sikur në vitin e 1999.

“Të mos ju mbetet hatri miqve tanë amerikanë, por e përsëris edhe njëherë, Kosova që një kohë të gjatë ka dalë nga radarët e prioriteteve amerikane. Nuk them se nuk brengosen fare për rajonin, për ne, për Kosovën, megjithatë Kosova nuk është prioritet i politikës së jashtme amerikane dhe nuk do të jetë kurrë më shumë siç ka qenë gjatë periudhës së vitit 1999”, tha Pendarovski.

Ai gjithashtu tha se në bisedën që e ka pasur me Bidenin, i ka kërkuar që për ambasadorë në vendet e rajonit, të emërojë persona që e njohin mentalitetin e politikanëve të Ballkanit.

Advertisement

 

 

The post Pendarovski: Mos t’u mbetet hatri amerikanëve, por Kosova nuk është më prioritet i SHBA-ve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy