Tensionet në Ballkanin Perëndimor, Biden pret Von der Leyen në Shtëpinë e Bardhë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet në Ballkanin Perëndimor, Biden pret Von der Leyen në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të presë në Shtëpinë e Bardhë presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Tensionet e fundit në Ballkanin Perëndimor do të jetë një ndër temat që do të diskutojnë dy liderët në Uashington.

Gjithashtu Shtëpia e Bardhë bëri me dije se palët do të bisedojnë edhe për klimën, Ukrainën dhe tregtinë, teksa Shtetet e Bashkuara vijojnë të përmirësojnë marrëdhëniet me Bashkimin Europian të dëmtuara nga administrata Trump.

Takimi i Biden me Von der Leyen vjen pas atyre të mbajtura në samitin e G20 në Romë dhe samitin për ndryshimet klimatike në Skoci. Gjatë këtyre takimeve, Uashingtoni dhe Brukseli hoqën tarifat reciproke për importin e çelikut dhe aluminit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy