
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 19 vite burg për Blendi Tetën, i cili akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos.
Teta është i vetmi i arrestuar për vrasjen e ish-efektivit, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të vitit 2019.
Ndërkohë Teta, ka mohuar se ka qenë i përfshirë në vrasjen e të riut 2 vite më parë. Sipas tij ai nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen dhe nuk ka asnjë provë që e përfshinë në atentatin mafioz.
Malko u vra në Tiranë mbrëmjen e 27 gushtit 2019, nga persona që qëlluan në drejtim të mjetit të tij në lëvizje.
Advertisement