Bujar Osmani: Fillim i suksesshëm i projektit për lëshim mobil të dokumenteve të udhëtimit për diasporën në Slloveni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Filluan me punë stacionet bazë dhe mobile për përpunimin dhe dorëzimin e dokumenteve të udhëtimit shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Me pajisjet e reja në Përfaqësitë tona Diplomatike-Konsullore, ka filluar procedurë më e lehtë dhe më e shpejtë për marrjen e dokumenteve të udhëtimit, gjë të cilën e konfirmojnë vetë shtetasit tanë në Slloveni dhe Ambasadorja, Suzana Zelenkovska”, shkruan Osmani në Facebook.

Ai shprehet se në gusht janë promovuar nëntë stacionet bazë dhe katër stacionet mobile, që u vendosën në vendet ku më së shumti është e pozicionuar diaspora jonë.

“Përmirësimi i shërbimeve për diasporën është një nga prioritetet kyçe për mua, si Ministër i Punëve të Jashtme, për realizimin e të cilit bashkë me ekipin tim angazhohemi maksimalisht”, shprehet në fund Osmani.

Advertisement

 

The post Bujar Osmani: Fillim i suksesshëm i projektit për lëshim mobil të dokumenteve të udhëtimit për diasporën në Slloveni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy