Një efektiv policie në Francë mbeti i plagosur, pasi u sulmua me thikë nga një person. Për pasojë, ky i fundit është “neutralizuar” nga forcat e policisë.
Ky sulm në Kanë vjen në një kohë kur shqetësimet mbi krimin dhe terrorizmin janë ndër shqetësimet kryesore të njerëzve.
Mediat vendase thanë se agresori, fillimisht, hapi derën e një makine policie të vendosur përpara stacionit të policisë, e më pas goditi policin, i cili po qëndronte në sendilje.
Ai tentoi u përpoq të qëllonte me thikë edhe kolegun e atij që plagosi, por një polic i tretë e qëlloi atë me armë, duke e lënë të plagosur.
Advertisement