Tentoi të kalonte kufirin me dy afganë me dokumente të falsifikuara/ Arrestohet 25-vjeçari në Portin e Durrësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentoi të kalonte kufirin me dy afganë me dokumente të falsifikuara/ Arrestohet 25-vjeçari në Portin e Durrësit

Policia e Durrësit ka arrestuar një 25-vjeçar pasi ka tentuar të kalojë nga porti dy shtetas afganë me dokumente false.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin R. A., 25 vjeç, banues në Suedi,.

Ky shtetas Port Durrës, ka tentuar të ndihmojë që të kalojnë kufirin në mënyrë të kundërligjshme, me dokumente të dyshuara të falsifikuara, shtetasit A. B. dhe B. B., banues në Kabul, të cilët u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy