Will Smith ka qenë i martuar dhe më parë me Sheree Zampino . Nga kjo martesë ai ka dhe një djalë, Trey. Bëhet fjalë për vitin 1993, kur Will gjithashtu po luante në serialin e njohur “The Fresh Prince of Bel-Air”. Në librin e tij të fundit, i cili është një autobiografi, Will ka treguar dhe momentin kur ai ra në dashuri me bashkë-aktoren e këtij seriali Stockard Channing.
Will rrëfen gjithashtu se martesa e tij kaloi në një periudhë të vështirë për shkak të ksaj “tradhtie ndjenjash”, sepse në fakt me aktoren nuk ndodhi kurrë asnjë gjë përtej dashurisë që ai ndiente.
“Pas mbarimit të filmit, Sheree dhe Trey dhe unë u kthyem në L.A. Martesa jonë kishte një fillim të vështirë. E gjeta veten me një dëshirë të madhe për të parë dhe folur me Stockard.”/ Living