
Një 53-vjeçar u arrestua nga policia e Gjirokastrës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një minorene.
Kabul Hunda nga Libohova u ndalua pas denoncimit të bërë nga familjarët e vajzës 16-vjeçare.
Mësohet se e reja ishte abuzuar rregullisht nga 53-vjeçari që në moshën 12-vjeçare. rasti u zbulua pasi vajza i tregoi nënës së saj historinë.
NENA E VAJZES
AdvertisementVajza më ka thënë se që kur ishte 12 vjeçe dhe deri më sot që ai kryen marrëdhënie me vajzën. Unë nuk dija gjë fare. Për herë të parë e kishte dhunuar te shtëpia e tij.
Ndërkohë e mitura prej dy ditësh po trajtohet në spitalin e Gjirokastrës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autori kishte lidhje familjare me të miturën, pasi të atin e saj e ka nip.
Ata banonin në të njëjtën lagje, ndërsa 53 vjeçari mësohet se ka mohuar akuzat.
Gjatë marrjes në pyetje nga ana e hetuesve, mësohet se Kabul Hunda refuzoi të jap shpjegime.
Ndaj tij rëndon vepra penale për “marrëdhënie seksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.