
Arrestohen tre persona te dyshuar per grabitjen e dates 20 tetor ne lagjen nr.1, Sarandë, ku nën kërcënimin e armës dhe dhunës, shtetasit Thoma Kaçi (noter), në banesë, i morën një shumë parash.
Gjatë operacionit të koduar “Butrinti”, u bë kapja e tre autorëve të dyshuar dhe ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të caktuar nga Prokuroria për shtetasit:
Elis Avduli, 52 vjeç, lindur dhe banues në Konispol, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Sarandë;
Advertisement
Vladrias Himaj, 34 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Sarandë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet e dyshuara të përdorura në këtë ngjarje dhe 4 aparate celular.
Advertisement