Policia e Durrësit ka arrestuar një 18-vjeçar të shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.
Xhuljan Sejdini, banues në Sukth, Durrës, është dënuar me 2 vite burg, nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.05.2021.
18-vjeçari, më datë 22.09.2020, pranë një lokali në Sukth, pas një konflikti, i cili agravoi, ka plagosur me thikë E.Z.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Advertisement