LSDM: OBRM-PDUKM vazhdon me shkeljen e Kushtetutës, nuk do të lejojë shkelje të ligjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

LSDM përmes një kumtese akuzon OBRM-PDUKM-në se në vend që të fokusohet në tema me interes për qytetarët në nivel lokal, vazhdon të shkelë Kushtetutën.

“Pas Shtipit dhe Aerodromit, sot e njëjta gjë ndodh edhe në Kisella Vodë.

Me mosrespektimin e emrit kushtetues të shtetit në Komunën e Kisella Vodës, OBRM-PDUKM dhe kryetari Orce Gjorgjievski po shkelin Kushtetutën e shtetit.

Deklaratat formale ku nuk përmendet qëllimisht emri kushtetues janë jolegjitime dhe nuk janë nënshkruar nga këshilltarët e LSDM-së dhe koalicionit të cilët kanë dalë nga seanca e Këshillit.

Advertisement

LSDM dhe koalicioni nuk do të lejojnë që OBRM-PDUKM dhe Mickoski të anulojnë Marrëveshjen e Prespës, të na fusin në grindje të reja me Greqinë dhe fqinjët e tjerë, të na fusin në konflikt dhe urrejtje të brendshme dhe të anulojnë gjithçka që kemi arritur së bashku në këto katër vjet”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/

The post LSDM: OBRM-PDUKM vazhdon me shkeljen e Kushtetutës, nuk do të lejojë shkelje të ligjeve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy