Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë ku një person ka mbetur i plagosur me thikë, në afërsi të shkollës “Fan Noli”.
Pjesë e konfliktit janë bërë dy shoferë furgonash, të cilët po transportonin nxënës. Ata mësohet se janë konfliktuar për bllokimin e rrugës ndërsa sherri ka agravuar deri në përdorimin e mjeteve të mprehta.
Raportohet se personi i lënduar është dërguar në spital ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement