Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, siç njoftojnë nga Kabineti i tij, zyrtarisht nuk është informuar për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, që tërheq dorëheqjen e gjithë qeverisë.
Nga atje nënvizojnë se pasi të njoftohet për dorëheqjen eventuale, presidenti në bazë të afatit kushtetues prej 10 ditëve pas konsultave do t’i ndaj mandatin për formimin e Qeverisë partisë apo partive që kanë shumicë në Kuvend.
Ndryshe, kryeministri i dorëhequr Zoran Zaev u ka bërë thirrje partnerëve të koalicionit qeverisës që të takohen sot në Qeveri. Takimi do të mbahet pasditen e sotme.
Nuk ka informacione se kur Zaev do ta dorëzojë zyrtarisht dorëheqjen në Kuvend, pas së cilës e gjithë qeveria e tij, e cila u zgjodh në fund të gushtit të vitit të kaluar, do të japë dorëheqje deri në zgjedhjen e një kryeministri tjetër dhe një qeverie të re.
The post Pendarovski ende nuk është njoftuar zyrtarisht për dorëheqjen e Zaevit appeared first on Telegrafi.