Rama- Manastirliu inspektojnë qendrën e re shëndetësore në Belsh: 200 mijë vaksina gripi janë shpërndarë në vend

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama- Manastirliu inspektojnë qendrën e re shëndetësore në Belsh: 200 mijë vaksina gripi janë shpërndarë në vend

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar Qendrën e re Shëndetësore në Belsh, të rehabilituar me programin kombëtar të 300 qendrave shëndetësore, e cila u shërben sipas të gjitha standarteve 14 mijë banorëve.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se po vijon me intensitet edhe vaksinimi ndaj gripit, ku më shumë se 200 mijë vaksina janë shpërndarë në qendra shëndetësore për t’u vaksinuar grupet e riskut.

“Aktualisht kemi filluar dhe programin e vaksinimit kundër gripit, janë shpërndarë tashmë në të gjitha qëndrat shëndetësore dhe ambulancat më shumë se 200 mijë vaksina të gripit, pasi do të përballemi edhe me gripin stinor. Sipas strategjisë se vjeshtë dimrit, kemi edhe vaksinat antiCOVID, ndërkohë që bëhet vaksnina e gripit, bëhet dhe vaksina e COVID-19. Në tërësi janë më shumë se 1 milion e 900 mijë vaksinime të kryera me një dozë dhe me dy doza”, nënvizoi Manasirliu.

Teksa u ndal tek fushata në muajin e ndërgjegjsimit për kancerin e gjirit Manastirliu tha se është rritur ndërgjegjësimi gjatë këtij muaji.

Advertisement

“Vetëm përgjatë muajit tetor janë kryer më shumë se 9 mijë mamografi, ndërkohë përgjatë këtij vitit janë 13 mijë mamografi të kryera. Sot mamografi e lëvizshme është në Belsh, nderkohë që çdo spital rajonal ka një mamografi, falë angazhimit tonë për të siguruar këtë shërbim në çdo rajon”, tha Manastirliu.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy