Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot miratoi rekomandime dhe masa që këshillat zgjedhor ta përshpejtojnë procesin e votimit, duke marrë parasysh përvojat nga rrethi i parë i zgjedhjeve lokale. Anëtarët e KSHZ-së apelojnë deri te partitë politike dhe kandidatët që në vazhdimësi të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe heshtjen zgjedhore.
Ata u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në qendrat e votimit, duke theksuar se votimi është i fshehtë, fletët e votimit janë të mbrojtura me teknologjitë më moderne dhe nuk ka mundësi të abuzohet në asnjë mënyrë.
Anëtari i KSHZ-së Boris Kondarko theksoi se në bazë të përvojave dhe analizave të tyre për punën e këshillave zgjedhorë në rrethin e parë të votimit, si dhe me qëllim të përshpejtimit të procedurës së votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve, KSHZ ka dorëzuar rekomandime për të gjitha organet zgjedhore për punën e Këshillave Zgjedhore të dielën.
“Një anëtar ose zëvendësues i KZ-së të paraqitet para vendvotimeve dhe nëse është e nevojshme edhe para qendrës së votimit t’i ndihmojë dhe drejtojë votuesit në vendvotimin e tyre, për vendosje më të lehtë dhe reduktim të listës së pritjes. KZ duhet vazhdimisht t’i lejojë votuesit në vendvotim menjëherë pasi votuesi i mëparshëm të identifikohet me pajisjen teknike, duke u kujdesur që në të njëjtën kohë të ketë vetëm një votues prapa secilës së drejtë votimi”, tha Kondarko.
Ai tha gjithashtu se nëse ka turma në disa vendvotime, anëtarët e këshillit zgjedhor të mos humbasin kohë duke shtypur raporte statistikore për pjesëmarrjen, por ta bëjnë këtë me telefon në Komisionin Komunal Zgjedhore.
The post KSHZ miratoi rekomandime të veçanta për përshpejtimin e procesit të votimit në zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.