
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas mbledhjes që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot me kryebashkiakët e vendit, për analizën e ujësjellës-kanalizimeve.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Vasili thotë se Rama duhet të kishte dalë para drejtësisë pasi sipas tij, ka grabitur 1 miliard e 200 milion euro.
“1.2 miliard euro per ujin rezultati: Depozita, bote, uje i ambalazhuar!! Edi Rama deklaron se 1 miliard e 200 milion euro jane shpenzuar nga qeveria per ujin. Ja cfare deklaron Rama:
“Këtu kam një vlerë për investimet e bëra nga qeveria shqiptare nga viti 2014, Jane mbi 1 miliarde euro, qe jemi te sakte fare eshte 1 miliarde e afro 200 euro”.
Rezultati i kesaj grabitje te 1 miliard e 200 milion euro eshte.
1.Rritja e çmimit te ujit me 40%.
2.Vazhdojne qindra mijra depozita uji ane e mbane vendit mbi pallate, oborre e ngado.
3.Qytetaret blejne ujin me bote.
4.Qytetaret blejne uje te ambalazhuar se uje i pijshem eshte i pasigurte.
5.Siguria sanitaro higjenike e ujit eshte ne gjendje te mjeruar.
6.Qindra qytetare te helmuar nga uji i ndotur dhe i pakontrolluar nga qeveria e shpartalluar.
Shqiperia nuk ka SPAK se po te kishte do ti kishte cuar me kohe para drejtesise Ramen me gjithe batakçinjte qe ka nga pas”, shkruan Vasili.