Mesditën e sotme kryeminisrti Edi Rama pritet të mbledhë në Kryeministri kryebashkiakët e 12 qarqeve.
Mësohet se temë e diskutimeve kryesore në këtë mbledhje do të jetë çështaj e ujit, duke u nisur edhe nga situate e fundit e ndodhur në Krujë ku mbi 600 banorë u helmuan. Gjithashtu do të diskutohet mbi borxhet që kanë bashkitë tek Ujësjellësat, menaxhimi I tyre, furnizmi me ujë dhe lidhjet e paligjshme.
Kujtojmë që disa ditë më parë Rama mblodhi kryebashkiakët për të disktuar për menaxhimin e mbetjeve. Gjatë mbledhjes nuk munguan edhe kritikat e ashpra ndaj kryebashkiakëve për punën e tyre.
Advertisement