Betohen në Bashkinë e Tiranës 13 shtetasit më të rinj/ Veliaj: “ Tirana qyteti i 144 kombësive, 1000 aktivitete për Kryeqytetin Europian të Rinisë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Betohen në Bashkinë e Tiranës 13 shtetasit më të rinj/ Veliaj: “ Tirana qyteti i 144 kombësive, 1000 aktivitete për Kryeqytetin Europian të Rinisë”

Nga sot Tirana ka 13 qytetarë të rinj të cilët u betuan përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe për respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.

Teksa i përgëzoi për marrjen e pasaportës shqiptare, në ceremoninë e betimit për fitimin e shtetësisë shqiptare, kryebashkiaku Veliaj tha se Tirana është si një familje, një qytet që di të gjithmonë të ngrihet më i fortë se më parë.

“Jam shumë i lumtur kemi një kohë të dedikuar për të gjithë ata që do bashkohen në atë që unë e quaj një lëvizje. Nuk është vetëm një vend, një pasaportë, është një lëvizje. Ne jemi të gjithë pjesë e një familje e cila ngrihet, rrëzohet, ngrihet siç është cikli i jetës së çdo familje. Në këtë qytet jemi rrëzuar shpesh. Patëm tërmetin, patëm pandemitë, por ngrihemi më të fortë dhe nga çdo eksperiencë po bëhemi edhe më të mirë. Mirë se erdhët në këtë familjen tonë, që është familja e shtetasve të Republikës së Shqipërisë dhe mezi pres që historia juaj e suksesit të jetë edhe historia e jonë e suksesit”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se Tirana është një qytet metropolitan ku jetojnë dhe punojnë mbi 144 kombësi të ndryshme. “Ne po përgatitemi për të bërë shumë gjëra të bukura në këtë qytet dhe do të doja të ishit pjesë e ritmit dhe pulsit të qytetit tonë. Vitin tjetër ne duam ta kthejmë Tiranën në një mundësi, në një kartolinë për çfarë përfaqësojmë ne si shqiptarë. Në Tiranë jetojnë mbi 144 shtetësi të ndryshme, por sigurisht gëzimi më i madh është kur marrin shtetësinë shqiptare”, nënvizoi ai.

Advertisement

Veliaj bëri me dije se vitin e ardhshëm kur Tirana do të jetë dhe kryeqyteti Europian i Rinisë do të organizohen rreth 1000 aktivitete.

“Me Kryeqytetin Europian të Rinisë po planifikojmë rreth 1000 aktivitete dhe do të doja që të bëheshit pjesë e tyre. Ky 28-29 nëntor do të jetë festa juaj e parë kombëtare me këtë pasaportë. Do doja të ishit gjithashtu pjesë e atyre festimeve të fundit të vitit. Ashtu siç kemi gjithmonë traditë do ta rikthejmë në Tiranë, këtë herë edhe me të madhe e më të bukur”, tha Kryetari i Bashkisë.

Pas leximit të formulës së betimit nga kryebashkiaku Veliaj, Marco Montanaro nga Italia, Tahsin Koç nga Turqia, Mohamed Wahdan nga Egjipti, Hassan Batman nga Siria, Samad Ahmed Ghori dhe Amtul Qudsiya Mushtaq nga India, Mustapha El Halabi nga Libani, Agim Mamuti nga Maqedonia e Veriut, Florim Agushi, Adelinë Dine, Verona Gërbeshi, Luftar Braha si dhe Nasire Spahija nga Kosova nënshkruan aktin e betimit.

Advertisement

Betohen në Bashkinë e Tiranës 13 shtetasit më të rinj/ Veliaj: “ Tirana qyteti i 144 kombësive, 1000 aktivitete për Kryeqytetin Europian të Rinisë”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy