Ditën e sotme rreth orës 13:50, në qytetin e Patosit, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. K.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Advertisement