Menduh Thaçi: Besa do të shkrihet në LSDM, Alternativa në BDI dhe Aleanca në PDSH

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sonte në “Click Plus” në TV21 tha se kryeministri Zaev ende gëzon mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

“Gjatë pesë viteve të fundit investohet shumë në Maqedoni dhe nuk do të lejojnë aq lehtë të bie kjo qeveri. Do të shihni të hënë, Besa do të shkrihet në LSDM, Alternativa pjesë e BDI-së, ndërsa Aleanca për Shqiptarët pjesë e PDSH-së”, tha Thaçi.

Thaçi po ashtu tha se partitë qeveritare kanë pasur marrëveshje që në rreth të parë të garojnë të vetëm, ndërsa në rreth të dytë të shkojnë bashkërisht.

“Kishim marrëveshje me të gjithë partenrët e koalicionit që në rreth të parë të garojmë vet, të shohim se sa peshojmë. Nëse mbledhin votat e të gjithë partive të koalicionit, dallimi është mbi 100 mijë kundrejt opozitës”, tha Thaçi./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Menduh Thaçi: Besa do të shkrihet në LSDM, Alternativa në BDI dhe Aleanca në PDSH appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy