
Kandidati për në Komunën e Karposhtit, Stevço Jakimovski në Kanal 5 u shpreh se ka qenë i sigurt se do të garojë në rreth të dytë.
“Nëse parazgjedhjeve kishim marrëveshje me OBRM-PDUKM-në të jem i vetmi kandidat, me siguri do të fitoja në rreth të parë”, tha Jakimovski.
Ai u shpreh se do të fitojë më shumë vota kundrejt LSDM-së për shkak se, sipas tij, ai ka vota mbipartiake dhe qytetare ndërsa LSDM vetëm vota strukture.
Jakimovski tha se nuk ka pasur ndërmend të kandidojë “por, kyçe la qenë mbështetja e qytetarëve në komunikim dhe në thirrjet që i ka marrë dhe në anketa”./Telegrafi/
Advertisement
The post Jakimovski: Nuk e kisha ndërmend të kandidohem për kryetar komune appeared first on Telegrafi.