Kina fillon vaksinimin kundër Covid tek fëmijët nga mosha 3 deri në 11 vjeç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina fillon vaksinimin kundër Covid tek fëmijët nga mosha 3 deri në 11 vjeç

Kina ka filluar vaksinimin e fëmijëve nga tre deri në njëmbëdhjetë vjeç kundër Covid-19.

Qeveritë vendore në të paktën pesë provinca të vendit kanë nxjerrë tashmë lajmërime duke njoftuar se të vegjlit duhet të imunizohen.

Në Kinë, 76% e popullsisë mbi 12 vjeç ka përfunduar ciklin e vaksinimit.

Ndër të tjera mediat bëjnë me dije se autoritetet përkatëse në Pekin po vazhdojnë të ndjekin politikën e tolerancës zero ndaj Covid dhe të merren me shpërthimet e fundit.

Advertisement

Ndërkohë që qeveritë qendrore po bëjnë të pamundurën për të imunizuar popullsinë përmes vaksinimit, duke njoftuar nisjen e vaksinimit për fëmijët e moshës 3 vjeç.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy