Zv.kryeministrja e Kosovës Donika Gërvalla ka shpallur ditën e sotme “persona non grata” dy rusë. Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë identifikuar nga lupa e institucioneve të Kosovës, të cilat kanë dalë në përfundim se veprimtaria e tyre cenon sigurinë kombëtare.
Alexey Kryvosheev nuk është një emër i panjohur për vendin tonë. Ai është shpallur non grata edhe nga autoritetet shqiptare pasi që në janar të këtij viti, sipas qeverisë, vazhdimisht ka thyer masat anti-covid në Shqipëri.
Për shpalljen non grata të dy diplomatëve rusë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-së, NATO-s dhe BE-së.
Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë, për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse”, tha Vjosa Osmani.