Rama “masakron” kryebashkiakun e Himarës: Simbol i të fjeturit gjumë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama “masakron” kryebashkiakun e Himarës: Simbol i të fjeturit gjumë!

Kryeministri Edi Rama teksa ka treguar se cilat janë bashkitë model në vend për menaxhimin e mbetjeve urbane, e vuri theksin te bashkia e Lezhës por dhe ato të qarkut të Korçës.

Rama nuk kurseu kritikat, kryesisht për kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, të cilin e quajti “simbol i të fjeturit gjumë”. Ai tregoi edhe histroinë e tij personale, duke thënë se këtë vit u detyrua që pushimet në Dhërmi t’i kalonte brenda, për të mos u përballur me situatën e shëmtuar nga mbetjet.

Kemi këto pamje të turpshme të Bashkisë Himarë, që është simboli i të fjeturit gjumë përballë plehut dhe maskarallëkut. Kemi zonat e mbrojtura dhe zonat me rëndësi të veçantë, kemi edhe tokën e bukës që nuk mund të jetë vend për të hedhur plehra. Qeveria nuk do të rrijë më në këtë pozicion por do të ndërhyjë. Asnjë buxhet nuk do të kalojë, nëse në atë buxhet nuk do të jetë parashikuar pastrimi. Ministrja do të jetë vetë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, do të ishte mirë që kryetarët e bashkive as të mos e marrin hapin ku të çojnë një buxhet që s’ka të parashikuar pastrimin.
Asnjë Bashki s’ka asnjë problem që të mbulojë pjesën e menaxhimit të përditshëm nga pikëpamja financiare. Por edhe sikur i gjithë buxheti të shkojë për pastrimin, do të shkojë për pastrimin. Shtëpitë e shqiptarëve, në çdo kohë, në çdo shekull janë dalluar për pastërtinë e tyre. Bashkitë janë shtëpitë e këtyre komuniteteve. Ndërkohë shkoni në Lezhë, shikoni, ecni në rërë, e tha edhe ministrja, dhe po gjetët një letër, flasim. Shkoni në Korçë dhe gjeni plehra rrugëve, shkoni në qarkun e Korçës dhe gjeni një vend. Nuk mund ta konceptoj dot, jam dëshmitar dhe viktimë si një nga qytetarët e shumtë që në periudhën e pushimeve shkoj në Himarë, Dhërmi, s’e konceptoj dot. Shikoj mbetjet, zgjoj Jorgon nga gjumi dhe pastaj vjen një dum-dum. Këto skena më kanë bërë që këtë vit të mos dal fare, vetëm e vetëm që të mos përballem me këtë situatë që i thotë të gjitha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy