Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë ditën e sotme një takim me kryetarët e Bashkive.
Bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet rreth orës 12:00, në selinë e Partisë Socialiste. Ndërkohë nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet në këtë takim.
Kujtojmë se mbledhja e fundit e Ramës me kryebashkiakët u zhvillua në korrik, në kohën kur përjashtoi nga PS Fatos Tushen, ish- kryebashkiakun e Lushnjes. Kujtojmë se Rama paralajmëroi kryebashkiakët se PS nuk do të mbrojë asnjë prej tyre, në rast se do të shkelin ligjin.
Advertisement