Studimi i OBSH: Nga Covid mund të kenë vdekur 180 mijë mjekë në të gjithë botën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi i OBSH: Nga Covid mund të kenë vdekur 180 mijë mjekë në të gjithë botën

Covid-19, një nga viruset me vdekjeprurës që ka parë bota ka prekur është përhapur shumë dhe në radhët e mjekëve. Në një deklaratë të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, bëhet me dije se nga Covid mund të kenë vdekur nga 80,000 deri në 180,000 personel mjekësor.

Vdekjet sipas OBSH kanë ndodhur nga Janari i vitit 2020 deri në Maj të këtij viti. Në të gjithë botën vlerësohet se mund të ketë rreth 135 milionë punonjës të kujdesit shëndetësor dhe shifrat e vdekjeve duket se janë të larta.

Të dhënat nga 119 vende tregojnë se mesatarisht, dy në pesë punonjës të kujdesit shëndetësor globalisht janë plotësisht të vaksinuar,” tha kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke bërë edhe njëherë thirrje që të vaksinohen të gjithë mjekët dhe të jenë të mbrojtur nga Covid.

Afrika është kontinenti që ka më pak vaksina, ku nga të dhënat e publikuara bëhet me dije se vetëm 1 në 10 punonjës të kujdesit shëndetësor është vaksinuar plotësuar.

Advertisement

Ndërkohë pak ditë më parë një zyrtar i lartë i kësaj organizate tha se mungesa e vaksinave në shumë vende mund të zgjaste pandeminë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy