Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve/ Vendimet që pritet të merren

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve/ Vendimet që pritet të merren

Sot pritet të mblidhet Komitetit Teknik i Ekspertëve, ku do merren vendime të reja për uljen e moshës së vaksinimit anti-COVID, që pritet të bëhet deri në 16-vjeç dhe për vaksinimin e fëmijëve +12 që kanë probleme me shëndetin.

Gjithashtu gjatë mbledhjes së sotme pritet të diskutohet për detajet e marrjes së dozës së tretë, fillimin e aplikimit tek qytetarët si dhe kriteret e domosdoshme për t’u vaksinuar.

“Komiteti i Ekspertëve ka rekomanduar uljen e fashës së grupmoshës së vaksinimit për adoleshentet plus 16 vjeç. Në diskutim gjithashtu është edhe inokulimi i vaksinës tek fëmijët mbi 12 vjeç me probleme shëndetësore, si dhe marrja e dozës së tretë nga një kategori e veçantë. Të gjitha këto do të diskutohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët do të japin një përgjigje lidhur me këto rekomandime”, tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy