Ministria e Brendshme informon se gjatë shpërthimit të një ndërtese në lagjen Aerodrom të Shkupi, një person ka marrë lëndime trupore.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 20.10.2021 në orën 10:20.
“Është raportuar se në bodrumin e një objekti në rrugën “Metodija Shatorov Sharlo” ka ndodhur një shpërthim, me ç’rast lëndime trupore ka marrë G.S. (58) nga fshati Lubanci i Shkupit. Sipas raportimeve, shpërthimi ka ndodhur derisa L.S. dhe I.J. (49) kanë prerë një strukturë metalike.
Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga një ekip i SPB-së Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/
Advertisement
The post Shpërthim në një objekt në Shkup, lëndohet një person appeared first on Telegrafi.