
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot lagjen e re që po ndërtohet në Bubq të Fushë-Krujës
Ndërkohë Rama tha se brenda nëntorit kjo lagje do të jetë gati për afro 200 familje që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Ky 26 nëntor, plot 2 vjet pas tragjedisë që e goditi shumë fort këtë zonë, do të jetë dita e kthimit në shtëpi të afro 200 familjeve, në një qendër urbane të ngritur nga e para, me kushte optimale për banorët dhe komunitetin” shkruan Kryeministri krahas videos.
Advertisement