Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka propozuar shkarkimin e Shkëlqim Kokona, me detyrë prokuror në Prokurorinë e qytetit të Pogradecit.
Kokona dyshohet se ka kryer shkelje të rënda gjatë ushtrimit të detyrës.
Kryeprokurori Olsian Çela, në tetor të vitit 2020 i kërkoi ILD-së nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e Kokonës, pasi kishte konstatuar veprime të cilat përbëjnë indicie për shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës.
KLP ka caktuar datën 13 dhjetor për seancën e radhës ndaj tij.
Advertisement